Hernandez dhe Vela nuk do luajnë për Meksikën – në Kupën e Botës
Publikuar:
(21.09.2022 12:43:36)

Carlos Vela dhe Javier Hernandes – Chicharito nuk do e djersitin fanellën e Meksikës – në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Këtë lajm e ka konfirmuar selektori i kombëtares, Gerardo Martino.
Përmes një deklarate për media – ai tha se “në rastin e Vela-s, tre vite e gjysmë më parë ai më tha se preferonte të mos thirrej dhe kjo nuk ka ndryshuar”.
Teksa, shtoi “në rastin e Javier Hernandez – thjeshtë e kam përcaktuar veten nga qendërsulmuesit e tjerë”.
Të dy futbollistët – pjesë e elitës së futbollit amerikan, La Galaxy.
Vela – është 33 vjeçar, teksa Hernandez 34 – dhe duket se rrugëtimi i tyre në kombëtare ka marrë fund./Shqip.com