Felipe Melo – i njëjti “problem” edhe në moshën 39 vjeçare
Publikuar:
(21.09.2022 12:09:09)

Emri i tij nuk është lakuar që një kohë të gjatë – në Evropë.
Por, këpucët nuk i ka varur ende.
Felipe Melo është ende futbollist aktiv – dhe akoma i njëjti “problematik”.
Mesfushori brazilian që është duke laujtur në vendlindje, te Fluminense – u bë pjesë e një zënke ndaj Flamengos.
Pasi e përplasi për toke – një kundërshtar – ai deshi t’i sqaroj hesapet edhe me David Luiz – por fatmirësisht referi kryresor arriti t’i ndajë – pa kaluar në rrahje fizike.
Ai ka zhvilluar 30 paraqitje në vitin 2020 dhe duket akoma i uritur për të fituar.
Felipe – ka djersitur shumë fanella gjatë karrierës së tij – teksa dy klubet më të mëdha qa ka luajtur janë Juventusi dhe Interi./Shqip.com