Tjetër fitore e Lazios
Publikuar:
(18.09.2022 17:37:39)

Lazio ka triumfuar në udhëtim te Cremonese – me rezultat të thellë 0-4.
Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri ishte dominuese qysh nga fillimi – dhe realizoi pas shtatë minutave lojë.
Topin në rrjetë e dërgoi Ciro Immobile.
I njëjti futbollist realizoi edhe një herë në minutën e 21-të – nga pika e bardhë.
Për 0-3 u përkujdes Sergej Milinković-Savić në minutat shtesë të pjesës së parë.
Teksa, teksa për epilogun përfundimtar – realizoi Pedro Rodriguez – kur po zhvillohej minuta e 79-të.
Me këtë fitore – Lazio ngritet në pozitën e pestë në tabelë – me 14-të pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër – Cremonese është në vendin e 19-të – me vetëm dy pikë./Shqip.com