Mergim Berisha e mposht Bayernin
Publikuar:
(17.09.2022 17:24:12)

Bayern Munchen – është mposhtur në Bundesliga.
Arsyeja quhet: Mergim Berisha.
Sulmuesi 24 vjeçari shënoi golin e vetëm për Augsburgun – për të arkëtuar tre pikë të arta – kundër një rivali tejet të fortë.
Ai e tundi rrjetën në minutën e 59-të – që doli të jetë goli i fitores – dhe i pari për të në këtë kampionat.
Në anën tjetër – bavarezët nuk arritën të këndelleshin – përkundër përpjekjeve të shumta.
Me këtë fitore – Augsburgu ngritet në kuotën e nëntë pikëve – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e dhjetë.
Në anën tjetër – Bayerni mbetet në vendin e katërt – me 12-të pikë në total.
Dy më pak se Union Berlin – që është lider./Shqip.com