Giresse publikon listën e futbollistëve: Rikthehet Paqarada, ftohen tre lojtarë të Superligës
Publikuar:
(16.09.2022 16:05:57)

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji.
Për herë të parë është ftuar Shkëlqim Vladi, derisa tre lojtarët e Superligës, Lumbardh Dellovën, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi po ashtu do të grumbullohen.
Velen të përmendet edhe rikthimi i Leart Paqaradës e Hekuran Kryeziut.
Lista e plotë e lojtarëve:

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.
Me këto dy ndeshje merr fund edhe ky cikël kualifikues i Ligës së Kombeve.
“Dardanët” fillojnë stërvitjen të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com