Lajme Botë

Digjet ndërtesa e operatorit më të madh China Telecom(Video)

Kinë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një rrokaqiell në qytetin qendror kinez të Changsha, kanë raportuar mediat shtetërore, duke shtuar se numri i viktimave nuk dihet aktualisht.

“Nga vendi po del një tym i trashë dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe kryerjen e shpëtimit në vendngjarje”, shtoi ai.

Zjarri përfshiu një ndërtesë të lartë që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, thuhet në raport.

Një fotografi e publikuar nga CCTV tregoi flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë në një zonë të ndërtuar të qytetit, ndërsa tymi i zi u ngjit në qiell.

Një video e postuar në mediat sociale nga një media lokale e lajmeve duket se tregon pjesën e jashtme të kullës të djegur në të zezë.

Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë.