Luan Krasniqi mohon se do të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani

Boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, mohoi se do të emërohet si ambasador i ardhshëm i Kosovës në Gjermani, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se tash e 35 vite mban me krenari epitetin e ambasadorit sportiv dhe se do të vazhdojë të përkushtohet në vendosjen e miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë, duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën e njerëzve.
“Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë. Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë”, shkroi ai në Facebook.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, emri i tij u lakua si njëri nga ambasadorët e ardhshëm të Kosovës në Gjermani, pas vendimit të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për shkarkimin e disa ambasadorëve në vende të ndryshme. /Shqip.com