“PriFest” prezanton jurinë e konkursit të Filmave të Shkurtër
Publikuar:
(15.09.2022 16:41:30)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest”, do të fillojë pas pesë ditëve.
Ndërkaq, pasi ka shpalosur filmat e të gjitha kategorive konkurruese “PriFest”, bëri publikë edhe pjesëtarët e jurisë të filmave të shkurtër.
Pjesë e jurisë janë: Rona Kastrioti, Dritan Huqi si dhe Mitko Panov.

Të gjithë anëtarët e jurisë kanë një karrierë ndërkombëtare në fushën e kinematografisë.
Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.
“For her” – “Për të”, është sllogani që PriFest ka vendosur të ja kushtoj vetë themelueses së festivalit.