Malisheva shkarkon Arsim Thaçin
Publikuar:
(15.09.2022 15:24:21)

Skuadra e Superligës është bërë skuadra e parë që ka shkarkuar trajnerin në stinorin 2022/23.
Arsim Thaçi është liruar nga detyrat e tij, pasi një fillimi jo të mirë të stinorit.
“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas, gjashtë ndeshjeve të zhvilluara Malisheva renditet në vendin e pestë me shtatë pikë.
Ata kanë arritur të grumbullojnë tri humbje, dy fitore e një barazim.
Së fundmi ata u mposhtën nga Prishtina me rezultat të thellë 4-2, në shtëpi./Shqip.com