Arbana Osmani ka një urim për Jonida Vokshin, e cila do të prezantojë Big Brother Kosova
Publikuar:
(15.09.2022 15:45:30)

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, do të jetë bashkëprezantuese me Alaudin Hamitin në “Big Brother VIP Kosova.”
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova, në Instagram.
“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkërezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderim në sezoin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, u tha në postim.
Ajo ka marrë urime të shumta e një nga ta ishte edhe Arbana Osmani.

“Suksese, zemër”, ka shkruar Arbana.
Ndryshe, Arbana Osmani prezanton “Big Brother VIP Albania”./SHQIP.com