Moti sot me diell dhe vranësira
Publikuar:
(15.09.2022 08:07:12)
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin 8-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë celsius.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.
Poashtu, sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Shqip.com