196 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(13.09.2022 08:28:44)

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 196 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 49 persona.
Në bazë të MSH-së, nuk është vaksinuar asnjë person në 24 orëshin e fundit.

Megjithatë, kohët e fundit është duke u marrë edhe doza e katër e vaksinës.
Gjithsej janë dhënë 1.749 doza. MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vaksinimin e qytetarëve si dhe kanë apeluar që të ju përmbahemi masave për tu mbrojtur kundër COVID- 19./Shqip.com