Grupi i hakerëve “Drejtësia e Atdheut” nxjerr në shitje me Bitcoin të dhënat nga e-Albania dhe TIMS

Grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka nxjerr në shitje me Bitcoin, të dhënat e marra nga e-Albania dhe TIMS
Ky grup, që ka marrë përgjegjësinë e sulmit kibernetik të shërbimit elektronik, e-Albania, në Shqipëri ka vendosur t’i shes të dhënat e vjedhura.
Po ashtu, në shitje janë nxjerrë edhe të dhënat nga sistemi TIMS.

Për këto të fundit. autoritetet shqiptare kishin njoftuar se janë rikthyer për të gjithat pikat kufitare.
E-Albania është shërbim elektronik përmes të cilit qytetarët e Shqipërisë mund të kryejnë shërbime si: nxjerrja e certifikatës së lindjes, vdekjes, martesore, kërkesë për vaksinimin kundër COVID-19 dhe shërbime tjera.
Ndërsa, sistemi TIMS përdoret për hyrje-daljet për qytetarët e Shqipërisë. Ky sistem përdoret në kufijtë e Shqipërisë, ku qytetarët japin pasaportat dhe në sistem i regjistrohen të gjitha të dhënat personale.
Ditë më parë, ky grup ka publikuar materiale të hakuara nga e-mail i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Po ashtu, kanë publikuar edhe të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Në faqen e tyre kishin publikuar dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë.
Grupi i hakerave “Homeland Justice” kanë publikuar edhe materiale që janë fshirë nga kutia e mesazheve e ambasadave./Shqip.com