Lajme

Dy foshnja të sapolindura në Pejë rezultuan me COVID-19

Ilustrim

Dy foshnja të sapolindura në Pejë kanë rezultuar pozitive me Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, i cili ka thënë se të dy foshnjat janë sjellë në jetë të enjten.

“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Sahiti për Klan Kosovën.

Lexo edhe:
Mbushet Spitali i Pejës, edhe salla e takimeve adaptohet për pacientë me COVID-19

Ndryshe, sipas raportit të Shërbimit Spitalit Klinik Universitar të Kosovës të datës 3 shtator, nga të gjitha spitalet e përgjithshme, ai i Pejës është më i ngarkuari me pacientë të infektuar, gjithsej 212.