Lajme

SHBA: Shqiptarja aksidentohet për vdekje pranë shtëpisë së saj

59-vjeçarja shqiptare Paulina Nrecaj, u plagos rëndë pasi u godit nga një makinë dhe u shty në një gardh metalik në Bronx të premten mbrëma, tha policia.

59-vjeçarja po ecte në rrugë vetëm pas orës 18:30 kur ajo u godit nga një SUV ngjyrë gri Lexus përpara rrugës Bronxdale 2040 në Pelham Parkway, thanë policët, raporton New York Post.

Nëna e tre fëmijëve mësohet se kishte dalë për të marrë pica, tha familja e saj.

Vetura që aksidentoi Nrecaj

Ajo u dërgua në Spitalin Jacobi, ku vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni, tha  vajza e saj, Diana Nrecaj, 32 vjeç.

“Ajo ishte një grua e mirë, e ëmbël. Ajo ishte një grua shumë e mirë e ëmbël. Ajo nuk e meritonte këtë. Ajo ishte katër hapa larg shtëpisë së saj.” tha ajo.

Nrecaj, kishte festuar së fundmi ditëlindjen e saj.

“Për mua ajo ishte një person i madh. Ajo rriti fëmijët e mi. Ajo ishte perfekte. Fëmijët ishin të lumtur në jetën e tyre. Ajo ishte e lumtur”, tha bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti

Sall Arobye, 32 vjeç, një shofer Uber që jeton matanë rrugës, e ndihmoi Nrecaj të dilte nga gardhi dhe e siguroi se do të ishte mirë.

Ai tha se gruaja e plagosur e ka falënderuar.

Fqinja Vanessa Gonzalez, 34 vjeç, tha se e njihte Nrecajn që nga lindja.

“Zemra ime është shumë e thyer,” tha Gonzalez, duke e quajtur atë “një person të bukur” dhe “shumë zemërmirë”.

Banorët duke vendosur kurora lule

Jashtë ndërtesës, miqtë dhe familja ndezën qirinj dhe hodhën lule në një memorial të improvizuar të shtunën./Shqip.com