Ky është baneri që u gjetë në vendin ku u vra Enver Zymberi (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar së në vendin ku është vrarë policisë, Enver Zyberi janë hasur disa grafite me mbishkrime në to.
Sipas policisë në to shkruante “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë.
Në raport thuhet se janë shkatërruar edhe kurorat e luleve që ishin të vendosura ditë më parë.
“Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkatërruar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend. Nuk raportohet për të arrestuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizatuan vendin ku 11 vjet më parë vdiq pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti kujtoi Enver Zymberin, i cili ra në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës./SHQIP.com