Aksident në Suharekë, lëndohen katër të mitur
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Vraniq të Suharekës një i mitur duke vozitur veturën ka humbur kontrollin dhe vetura ka renë nga ura.
Si pasojë të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë të tjerë të cilë kanë qenë po ashtu të mitur.
“Një mashkull kosovar i mitur, duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas me mbrojtësen e urës bie poshtë urës. Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më së shumti lëndime nga katër personat ka marrë vozitësi dhe si shkak i lëndimeve të rënda ai është transferuar në QKUK./Shqip.com