Shqipëria zgjedh filmin kandidat për edicionin e 95-të të “Oscars”

Me filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, Shqipëria do të jetë kandidat për edicionin e 95-të të “Oscars”.
Kështu u bë e ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
“Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, në edicionin e 95-të”, thuhet në njoftim.
Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me skenar dhe regji të Gentian Koçit, është prodhim i shtëpisë kinematografike “Artalb Film Productions”.

Koçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh i lumtur që filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja”, do të kandidojë për Oscars.
Sipas njoftimit, filmi është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).