25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(10.09.2022 12:59:51)

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19 nga 311 testimet e realizuara.
Ndërkaq, në këtë 24-orësh askush nuk e ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Gjithashtu është bërë e ditur se 67 qytetarë janë shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 307 raste aktive.Po ashtu vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 24 doza të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com