Berisha asiston në fitoren e Augsburgut

Augsburg arriti të mposht Werder Bremenin të premten në Bundesliga.
Një fitore minimale i mjaftoi mysafirëve të marrin tri pikë të plota.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ermedin Demirovic, të cilin e asistoi Mërgim Berisha.
3 POINTS ON THE ROAD 💪💪 pic.twitter.com/NxaFEPEaRf
— FC Augsburg (@FCA_World) September 9, 2022
Në fund të ndeshjes pati një dramë të vërtet, pasi tifozët u vërsulën drejt fushës.
Në minutat shtesë, teksa Augsbug po fitonte, Werder Bremen pati mundësi ta barazonte rezultatin, por Rafał Gikiewicz ishte i pakalueshëm.
Pasuan festimet ngazëllyese të Gikiewicz, që nuk u pëlqyen shumë nga tifozët vendas pas golit, të cilin 34-vjeçari vendosi ta provokojë me disa gjeste me duar.
Rafał Gikiewicz was booked for inciting the home crowd after saving Marvin Ducksch’s penalty #SVWFCA pic.twitter.com/N7No1Sqmk4
— Football24/7 (@foet247europa) September 9, 2022
Tifozët shiheshin duke u hedhur poshtë nga tribuna dhe duke vrapuar drejt tabelave të reklamave, pothuajse duke hyrë në fushën e lojës.
Lojtarët nga të dyja palët duhej të qetësonin turmën teksa gjyqtari dha një karton të verdhë për Gikiewicz./Shqip.com