Rozë

Zbulohet se kush është konkurrentja e radhës në “Dancing with the Stars”

Javë më parë u paralajmërua rikthimi i spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili është një nga spektaklet më të mëdha në Shqipëri.

Ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Së fundmi, një nga emrat që është konfirmuar për pjesëmarrje në këtë spektakël është aktorja e dashur e publikut, Megi Pojani.

View this post on Instagram

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Ishte faqja zyrtare e DWTS në Instagram që postoi klipin e Megit vetëm pak minuta më parë.about:blank

Bukuroshen e kemi parë disa herë në kërcime të ndryshme në videot e saj në Instagram apo TikTok dhe duket se Megi është gati të na tregojë talentin e saj tashmë në “Dancing with the Stars”.

Ndryshe, konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencere, një nga personazhe vip më të përfolur të momentit. Si dhe po ashtu moderatori Isli Islami. /Shqip.com