16-vjeçari kërcenon me thikë sigurimin e shkollës në Drenas
Publikuar:
(07.09.2022 10:19:56)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ish-nxënës i shkollës së një fshati në Gradicë të Drenasit ka kanosur me thikë sigurimin e shkollës.
Personi që ka kanosur sigurimin është 16-vjeçar.
“Fsh. Gradicë, Gllogoc 06.09.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, sigurim në shkollën e fshatit, ka njoftuar policinë se është kanosur me thikë nga i dyshuari kosovar 16 vjeçar ish-nxënës i shkollës.”, shkruhet në raportin e PK-së.

Palët janë dërguar në stacion dhe pa inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com