Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë
Publikuar:
(06.09.2022 10:51:43)

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ne fshatin Reshtan, të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup i personave.
Sipas Policisë së Kosovës ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësimdhënëse.
“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin PK-ja njofton se ka një burrë të dyshuar./Shqip.com