33 vjeçari që përpiu telefonin është i burgosur

33-vjeçari që ka përpirë telefonin para disa ditësh, është i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfimuar zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, i cili bëri të ditur se pasi që ai përpiu telefonin, i është përkeqësuar gjendja dhe eshtë dërguar në spital.
“Personi që e kishte përpirë telefonin është i burgosur. Ai po vuan dënimin për veprën e kryer në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë. Pasi e ka përpirë telefonin atij iu ka keqësuar gjendja. Mjekët kanë bërë punë të mrekullueshme”, tha Selmani.
Po ashtu, Selmani njoftoi se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se për momentin nuk ka asnjë telash.
“Gjendja e tij është e mirë, nuk ka asnjë telash”, shtoi Selmani.
Ndryshe, para disa ditësh në Klinikën e Gastroenterologjisë u realizua një intervenim i rrallë ku nga lukthi i 33-vjeçarit është larguar një telefon i ndarë në tri pjesë./Shqip.com