Holger Badstuber tërhiqet nga futbolli

Holger Badstuber – ka vendosur që t’i var këpucët.
Qëndëmbrojtësi gjerman – është pensionuar nga futbolli aktiv – në moshën 33 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Të dashur fansa…
Pas 13 vitesh futboll profesionist, shpall përfundimin e karrierës sime të lojtarit aktiv.
Me 31 ndeshje të kombëtares A, me pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, gjashtë kampionate gjermane, katër fitore të kupës së DFB-së, fitimin e Champions League, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s dhe tre superkupa kombëtare, mund të shkoj në një kohë të suksesshme. Sigurisht që do të preferoja disa lëndime më pak të rënda”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Badstuber – së fundmi ishte pjesë e Luzernit – në elitën e futbollist zviceran – ku zhvilloi 14-të paraqitje kampionale.
Shtatgjati – periudhën më të artë në karrierë e kaloi në Bayern Munchen – ku ndër të tjera e fitoi Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve.
Ai ka djersitur edhe fanellën e Stuttgartit, Shcalke 04 dhe VfB Stuttgard – teksa ka pasur fatin të paraqitet edhe për kombëtaren gjermane./Shqip.com