Ish-talenti i Barçës po dhuron magji në Holandë

Në vitin 2020 – Paris Saint Germain e kishte “rrëmbyer” nga akademia e Barcelonës “La Masia”, talentin – Xavi Simons.
Por, parsienët nuk i dhanë mundësi të mëdha në ekipin e parë dhe Simons u largua pa dy sezoneve – në të cilat u paraqit vetëm shtatë herë në Ligue 1.
Ai vendosi që karrierën ta vazhdontë në vendlindje, Holandë – te PSV.
Kjo zgjedhje e tij doli të jetë e qëlluar – sepse po shkëlqen në këtë skuadër.
19 vjeçari ka shënuar gjashtë gola – në vetën pesë ndeshje të zhvilluara.
Teksa, ka regjistruar edhe dy asistime.
Falë këtyre paraqitjeve – mesfushori i talentuar është shpallur “Lojtari i Muajit” në Eredvise – duke i lënë kritikët me gojë të mbyllur.
Xavi po dhuron “magji” në fushën e gjelbër – dhe synon që në të ftohet nga kombëtarja holandeze – për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Ai ka kontratë me PSV-në deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet katër milionë euro.