Sport Ndërkombëtar

Behrami nuk e përkrahu festën e Xhakes e Shaqirit me shqiponjë: Është futboll, jo politikë

Valon Behrami ka folur për gazetën e njohur zvicerane Blick.

Berhami ka treguar se pse ai nuk përkrahi Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, kur ata festuan me shqiponjë në përballjen kundër Serbisë.

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha ai.

Xhaka e Shaqiri festuan golat e shënuar duke e bërë shqiponjën.

Zvicra e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1, në kuadër të Kupës së Botës.

Dy futbollistët kosovar u gjobitën për shkak të gjestit./Shqip.com