Sport Ndërkombëtar

Leao dhuroi magji – Milani lider i Series A

Rafael Leao

Kampionët janë rikthyer në krye të Series A.

Kuqezinjët festuan në “San Siro”, teksa Rafael Leao dhuroi art në fushën e gjelbër.

AC Milan është fitues “Derby della Madonnina” – pasi e ka mposhtur Interin me rezultat 3-2.

Përkundër humbjes, neurazuurët më mirë takimin dhe realizoi pas 21 minutave lojë me anë të Marcelo Brozovic.

Por, ky gëzim zgjati vetëm shtatë minuta – sepse, Leao e tundi rrjetën për 1-1.

Me këtë rezultat – skuadrat shkuan në zhveshtore. Teksa, pjesa e dytë i takoi rosonerëve.

Olivier Girdoud e tundi rrjetën në minutën e 54-të për 2-1, teksa Leao asistoi.

Por, sulmuesi portugez nuk u ngop me kaq.

Ai e tundi rrjetën edhe një herë – kur po zhvillohej minuta e 60-të, ndërsa për ironi – Giroud asistioi – për t’i kthyer nderin.

E gjitha çka mundën të bëjnë zikaltërit deri në fund – ishte ngushtimi i rezultatit – me anë të Edin Dzekos.

Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e parë – me 11-të pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Interi – gjendet në pozitën e pestë – ani pse ka vetëm dy pikë më pak./Shqip.com