Murati: Do të procedojmë me listat e pagave
Publikuar:
(03.09.2022 11:59:08)

Ministri i Financave ka bërë të ditur se si Ministri do të procedojnë me listat e pagave për muajin gusht për të gjitha ata të cilën nuk kanë arritur që t’i marrin pagat e muajit të kaluar.
“Me listat do të procedojmë por që ligji duhet të zbatohet. Ligjet të cilat janë në fuqi duhet të zbatohen. Ne do të ndërmarrim hapa për të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë ligjin” ka thënë Murati.
Murati ka hedhur akuza në drejtim të kuvendeve komunale për moskorigjim të listave për pagat e punëtorëve.
“Ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e Kuvendeve Komunale, listat në kohë të rregullt dorëzohen me datë 10, nëse ka nevoje për korrigjime hapen dhe korrigjohen”, ka deklaruar ai.
Greva e përgjithshme në Kosovë, ka nisur me datën 25 gusht./Shqip.com