Sport Shqiptar

Besim Aliti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës

Besim Aliti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e katërt të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të mbajtur mbrëmë në “Hotel Sirius” në Prishtinë.

Aliti k në të kaluarën ka qenë menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA).

Ai po ashtu është ekspert ligjërues i jashtëm në Universitetin e Zagrebit (menaxhimi sportiv) dhe ka ligjëruar në shumë Universitete dhe forume ndërkombëtare në Malaga, Beograd, Pragë, Romë, etj. /Shqip.com