Abazoviç: Me mua kryeministër, Mali i Zi e ka vendin në “Ballkanin e Hapur”

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është deklaruar se nëse zgjidhet përsëri në krye të Malit të Zi edhe zyrtarisht Mali i Zi do të jetë pjesë e “Open Ballkan”.
“Nëse do të zgjidhem kryeministër do të punojë në këtë drejtim. Ideja ime është se Mali i Zi e ka vendin në Ballkanin e Hapur. Unë nuk e shohë atë si një diçka kompetitive me Bashkimin Evropian, përkundrazi e shoh si një modalitet që do ti përshtatet Malit të Zi”, ka thënë Abazoviç.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një prononcimi për Euroneësalbania.
Në takim e radhës të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd, pos Dritan Abazoviç pjesë po merr edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Sijarto dhe shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavuşoğlu.
Ndryshe, Kosova është një nga shtetet skeptike të Ballkanit Perëndimor për t’u përfshirë në projektin ”Ballkani i Hapur”./Shqip.com