Ymeri i SBASHK’ut: Thaçi na rriti pagat 50 %, pavarësisht presionit nga Banka Botërore dhe FMN

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka folur përsëri për grevën që është duke u mbajtur nga kjo sindikatë.
Ai ka thënë se në kohën sa ishte ish-presidenti, Hashim Thaçi duke drejtuar Qeverinë, mësimdhënësve ua rriti pagën 50%.
“Në kohën e Hashim Thaçit s’kemi bë greva për shkak se na e ka rrit pagën një herë 50%. Po para se me rrit pagën, na i ka bërë kualifikimet prej 10% në 32%, prej shkollës së mesme në fakultet”, ka deklaruar ai.
Ai tha se Thaci e ka bërë këtë rritje pavarësisht presionit që kishte nga Banka Botërore dhe Fondi Monetare – dhe kjo ishte arsyeja se kjo sindikat që nuk kanë mbajtur greva.
“E ka bërë një rritje tjetër 50%. Ka pasur presion të madh prej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Tregtar mos me i rrit pagat më shumë se 30%”, tha Ymeri në Kanal 10.
Ndryshe, në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës./SHQIP.com