Sport Shqiptar

Ferizaj përforcon mbrojtjen

Skuadra e sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, Ferizaj ka përforcuar mbrojtjen.

Ata kanë transferuar mbrojtësin e huaj Borel Moukoko.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Kemi kënaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane. Ai vjen në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanelën tonë”,  thuhet në njoftim.

Moukoko luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ferizaj nuk e ka filluar mirë stinorin e Superligës dhe pas katër ndeshjeve është ende në kërkim të fitores së parë.

Deri më tani ka dy barazime dhe dy humbje, me katër gola të shënuar e shtat të pësuar./Shqip.com