Kurti për krizën energjetike: Ka qenë e paimagjinuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.
Ai situatën e ndërlidhi me vjetërsinë e termocentraleve dhe sipas tij, situatë është e rëndë edhe në Evropë.
‘’Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet.
Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.
Ndryshe, që prej 15 gushtit Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.
Për këtë partitë opozitare akuzojnë qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, për menaxhim të dobët të krizës dhe mungesë të koncepteve energjetike./SHQIP.com