Sport Ndërkombëtar

Shkelzen Lushtaku kërkon falje publikisht – për fyerjen raciste ndaj Elton Cales

Shkelzen Gashi

Gaboi, por është penduar.

Kapiteni i Drenicës, Shkelzen Lushtaku ka kërkuar falje – për fyerjen raciste që e bëri në drejtim të futbollistit të SC Gjilanit, Elton Cale – në xhiron e fundit të Superligës.

Lushatku – ka bërë një postim në Facebook – duke shprehur keqardhjen për veprimin e tij, duke shkruar ndër të tjera se “i kërkoj falje lojtarit, klubit të tij dhe sigurisht edhe klubit tim KF Drenicës, dhe të gjithë komunitetit sportiv”.

Teksa, shtoi “ju lutem pranoni kërkim faljen sit ë tillë pasi kushdo që me njeh e di shumë mira raportin tim dhe repektin që kam për çdo futbollist, pavarësisht kombësisë, racës apo fesë”…

Lidhur me rastin në fjalë, dje ka pasur reagime të shumta, teksa SC Gjilani njoftoi se rastin do e dërgojë edhe në instancat më të larta.

Lushtaku – ka përvojë të madhe në supe, teksa luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Ai – është pjesë e Drenicës që shumë vite – dhe mbetet ender startues i rregullt./Shqip.com