Vrasje e dyfishtë në Lezhë, vrau babain dhe vëllaun e ish-bashkëshortës

Gjatë mbrëmjes të së hënës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Lezhë.
Siç ka raportuar Abc News, dyshohet se një person ka vrarë babain dhe vëllain e ish-bashkëshortes.
Besnik Pjetri shkoi në banesën e Pjerin Perjakut ku vrau atë dhe djalin e tij Gentin.
Dyshohet se ngjarja kishte ndodhur për shkak të konflikteve familjare, ndërsa I dyshuari ishte ndarë nga bashkëshortja prej gjashtë vitesh.
Ngjashëm thuhet edhe nga raporti I Policisë së Shqipërisë I cili është transmetuar nga Abc News Albania.
“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit”, thuhet në raport.
Tutje, njoftohet se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit pasi I njëjti është në arrati./Shqip.com
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.