Një vajzë dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë, dërgohet në strehimore

Të dielën në Prishtinë, një vajzë ka raportuar se pesë persona e kanë dhunuar.
Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Lidhur me rastin dy të dyshuar janë arrestuar si dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Gjatë së dielës po ashtu, një grua shtetase e Shqipërisë raportoi se është sulmuar seksualisht në Fushë Kosovë.
“Me udhëzim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, bënë të ditur policia.
Rasti kishte ndodhur në orën 14:45./Shqip.com