Klopp kthen kokën nga Neves për të zgjidhur krizën në mesfushë
Publikuar:
(28.08.2022 09:14:16)

Edhe pse stinori i ri sapo ka filluar Jurgen Klopp po përballet me një krizë në mesfushë.
Lëndimet e shumta kanë ndikuar në performancat e “The Reds”, këtë stinor.
Por, Klopp po kërkon përforcime dhe duket se mesfushori i Wolves, Ruben Neves është në radarin e tij.
Reds kanë këmbëngulur që të mos nënshkruajnë me asnjë lojtar si zgjidhje të përkohshme.
Sidoqoftë, Liverpool ka qenë gjithmonë i hapur për të sjellë një mesfushor të ri këtë verë nëse ai i duhuri ishte i disponueshëm – Aurelien Tchouameni ishte afër bashkimit me ta përpara se të nënshkruante përfundimisht për Real Madridin.
Liverpool mposhti Bormuthin, me rezultat të thellë 9-0./Shqip.com