Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Kamenicë
Publikuar:
(28.08.2022 09:50:35)
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën, në Kamenicë është gjetur një burrë pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.”, thuhet në njoftim.
PK-ja bënë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është në proces hetimor./Shqip.com