Lajme

Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur arritjën e marrëveshjës në mes Kosovës dhe Serbisë sa i përketë përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka falendëruar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falenderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrel ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Tëitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrel.

Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat kufitare me Serbinë, që çoi në tensionimin e situatës në veri të Kosovës, ishte dakorduar në Bruksel para 11 vjetësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje Serbia e pati zbatuar menjëherë ndaj shtetasve të Kosovës, por jo edhe Kosova ndaj shtetasve serbë. Ky dokument i zëvendëson dokumentit e identifikimit të dy shteteve gjatë qëndrimit në to.

Më 29 qershor, në një mbledhje të rregullt, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për hyrjen të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – me ato RKS.

Qveria e Kosovës kishte marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.

Ky vendim, siç njofton Qeveria kishte ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë./Shqip.com