Aksident zingjiror në rrugën Librazhd-Elbasan, përfshihen shtatë vetura dhe lëndohet një vajzë
Publikuar:
(27.08.2022 17:18:44)
Sot të shtunën gjatë pasdites, ka ndodhur një aksident trafiki zingjiror në të cilin janë përfshirë shtatë vetura në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Siç ka raportuar Tch, thuhet se në këtë aksident ka mbetur e lënduar një vajzë e cila është jashtë rrezikut për jetë.
Në aksin rrugorë Librazhd-Elbasan thuhet se shkas i aksidentit ka qenë plasja e gomës së një automjeti gjë që ka bërë devijimin e tij.
Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara./Shqip.com