Kounde do të debutoi të dielën
Publikuar:
(27.08.2022 16:15:40)
Kanë kaluar dy xhiro të La Ligës, por Jules Kounde nuk ishte i regjistruar fare në ekipin e Barcelonës.
Ama, kësaj historie të hidhur për francezin – po i vjen fundi.
La Liga ka konfirmuar – që katalunasit mund ta regjistrojnë zyrtarisht futbollistin në fjalë – qysh nga ndeshja e së dielës, ndaj Real Valladolidit.
Teksa, edhe në konferencën e mbajtur për shtyp, trajneri – Xavi Hernandez – bëri të ditur se qendërmbrohtësi do të ketë minutazh.
Kounde paraprakisht kishte luajtur në Sevilla – skuadër me të cilën i zhvilloi 133 paraqitje në La Liga.
Ai – mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrotjes, teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja franceze./Shqip.com