United vazhdon me fitore

Pas fitores kundër Liverpoolit, United ka marr një tjetër fitore të rëndësishme për të rikthyer formën.
Një fitore minimale 1:0, i pa “Djajtë e Kuq” të marrin fitoren e parë në udhëtim në Premier League që nga shkurti.
Ndeshja ishte mjaft e barabartë me të dyja skuadrat që patën mundësi në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuan ato.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 55-të.
Bruno Fernandes goal vs Southampton. pic.twitter.com/RJKBCtYdA7
— The Art Of Goals (@TheArtOfGoals_) August 27, 2022
Pas, golit Southampton pati mundësi të shumta duke e dominuar ndeshjen, por nuk arriti të konkretizonte rastet.
Maguire e Ronaldo e filluan këtë ndeshje nga banka rezervë, por Ronaldo u inkuadrua në minutën e 68.
Në këtë ndeshje debutimin e bëri edhe nënshkrimi më i ri i Erik ten Hag, Casemiro, i cili luajti në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Casemiro makes his Manchester United debut 🔒 pic.twitter.com/VpP8zE8Q9j
— B/R Football (@brfootball) August 27, 2022
Pas kësaj fitore, United gjendet në vendin e gjashtë me dy fitore e dy humbje, nga ana tjetër Southampton ka dy humbe, një fitore e një barazim dhe renditet i 13./Shqip.com