Lajme

Grabovci në Hagë, viziton ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Bashkë me Grabovcin në vizitë ishte edhe Frederik Kalaj, kryeprift i kishës shqiptare në Detroit.

“Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashk me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z.Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë”, ka shkruar Grabovci.

Siç e tha me shumë emocion krye-prifti Kalaj, lufta mbrojtëse ndaj popullatës civile, pa dallime feje, partie e etnie është vlera ma e madhe e luftës sonë. Këtu beteja është, jo për individët, por për të ardhmen e gjithë kombit, ka shtuar më tutje Grabovci./Shqip.com