Pritje të gjata deri në dy orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë
Publikuar:
(26.08.2022 11:03:10)

Sot gjatë mëngjesit të ditës së premte, gjatë daljes nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është shënuar një fluks i madh i mërgimtarëve.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se në këtë vendkalim pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë të gjata deri në dy orë ndërsa kolonat kanë arritur deri në 1000 metra.
Ndërsa tek pika kufitare tek Dheu i Bardhë, pritjet kanë qenë të gjata deri në 30 minuta ndërsa, kolonat kanë arritur deri në 150 metra.
Megjithatë në pikat tjera kufitare nuk është shënuar ngarkesë më shumë se 5-10 minuta kurse, kolona nuk ka pasur fare.
Po ashtu, edhe gjatë hyrjes në Kosovë nuk ka pasur fare ngarkesë./Shqip.com
