Takohen Vuçiq e Lajçak
Publikuar:
(25.08.2022 17:50:11)
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë pasdites së sotme ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka ndodhur vetëm gjysëmë orë para se të zhvillohet takimi trepalësh në mes të Vuçiq, Lajçak dhe Gabriel Escobar, raporton Tanjug.
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar e nisën vizitën e tyre në Beograd me një takim me drejtorin e Zyrës për Kosovë, Peter Petkoviq.
Takimi midis Lajçak dhe Vuçiq u zhvilluar në godinën e Presidencës në orën 17:00.
Sot gjatë ditë Lajçak e Escobar kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme ata kanë zhvilluar takim me presidenten e Kosovës,Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Shqip.com