Ibrahim Tatlises flet pas aksidentit të rëndë që pësoi
Publikuar:
(25.08.2022 16:22:30)
Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar sot aksident të rëndë në Mugla të Bodrumit.
Automjeti në të cilin ndodhej artisti Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion në Bodrum dhe më pas është përmbysur.
Pak më parë në mediat turke u publikua video e këngëtarit duke kënduar gjatë qëndrimit të tij në spital.
Tutje 70 vjeçari ka publikuar një video tjetër në Instastorie duke falenderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.
“Faleminderit të gjithë juve që keni thirrur e shkruar për të pyetur për mua, qofshi të bekuar, dëgjohemi në mbrëmje”, shprehet këngëtari Tatlises.
Përveç artistit të lënduar në aksident kanë mbetur edhe disa persona tjerë ./Shqip.com