Sport Ndërkombëtar

Ansu Fati, “rrëmben” numrin legjendar të Barcelonës

Barcelona i ka ofruar kontratë të re Ansu Fati-t

Një nga dilemat më të mëdha që kur Leo Messi u largua nga Camp Nou, ishte se kush do ta bartë fanelën me numrin dhjetë.

U përflit se këtë “barrë” do ta merrte Kun Aguero, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

E sot, katalunasit kanë bërë zyrtare listën e futbollistëve për këtë sezonë, dhe tek numri dhjetë shihet një emër i ri.

Tash e tutje, numrin legjendar do ta bartë sulmuesi me nënshtetësi spanjolle, Ansu Fati i cili konsiderohet si ndër talentët më të mëdhenjë që ka dalë nga shkolla e futbollit “La Massia” në vitet e fundit.

18 vjeçari, vetëm sa është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë fushave të gjelbëra për më shumë se 6 muaj dhe ky sezon do të jetë një sfidë e madhe për të.

Fati, edhe pse ende ështe adoleshent ka thyer disa rekorde, teksa e mban epitetin e golashënuesit më të ri në La Liga.

Kujtojmë se, në të kaluarën para argjentinasit Leo Messi, këtë numër e kishte bartur Ronaldinho që ishte njëherë fitues i Topi të Artë. /Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2 SQUAD 2021-2022 A TER STEGEN 3 DEST PIQUÉ 9 R. ARAUJO 10 SERGIO 11 RIQUI PUIG 12 MEMPHIS DEMBÉLÉ ANSU FATI PJANIĆ 13 wees 14 DEMIR 15 BRAITHWAITE 16 NETO 18 17 19 COUTINHO 20 LENGLET PEDRI 21 DE JONG 22 JORDI ALBA KUN AGÜERO S. ROBERTO 23 24 DEJONG 0. MINGUEZA 26 UMTITI ERIC INAKI PENA"
Lista zyrtare e futbollistëve të Barcelonës këtë sezonë