Fati ia kthen shpinën Berat Xhimshitit
Publikuar:
(23.08.2022 13:02:35)

Ndeshja ndaj Milanit përfundoi më herët për Berat Xhimshitin.
Qendërmbrojtësi shqiptar pësoi një lëndim – si pasojë e të cilit u detyrua ta lëshojë fushën e gjelbër.
Pas ekzamineve të bëra – është bërë e ditur se se ai ka pësuar një frakturë të përbërë të të tretës së mesme të fibulës së majtë.
Teksa, nuk është bërë e ditur sa do të mungojë.
Lajmi është bërë i ditur në llogarinë zyrtare të klubit – në Twitter.
29 vjeçari është pjesë e kësaj skuadre – që nga viti 2015.
Në total – ai ka zhvilluar 127 ndeshje në Serie A.
Shtatgjati ka kontratë valide me Atalantën – deri në vitin 2026 – dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 17 milionë euro./Shqip.com