Sa pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë aktualisht?
Publikuar:
(23.08.2022 13:34:23)

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës.
Siç raporton REL, pjesëtarë të KFOR-it më së shumti ka nga Italia 638 trupa, SHBA-të 635 dhe Hungaria 469 trupa.

Aktualisht pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia./Shqip.com